“Liverpooli mund ta përmbysë Barcelonën”

Futboll

“Liverpooli mund ta përmbysë Barcelonën”

Më: 6 maj 2019 Në ora: 16:49
Foto ilustrim

Alexander-Arnold beson se “Anfield” do t’i ndihmojë ata për të tentuar përmbysjen e rezultatit kundër Barcelonës, pas humbjes 3-0 në “Camp Nou”.

Liverpool ende mund ta përmbysë Barcelonën dhe të prekë finalen e Champions League, pavarësisht humbjes së thellë në ndeshjen e parë në “Camp Nou”. Kështu mendon mbrojtësi i “Redsave”, Trent Alexander-Arnold.

Megjithatë, ky mision është edhe më i vështirë për skuadrën e Jurgen Klopp sepse Roberto Firmino dhe Mohamed Salah, edhe zyrtarisht s’do të luajnë kundër Barçës.

Firmino ka kohë që ka disa probleme që u rritën me inkuadrimin e tij në “Camp Nou”, kurse Salah u lëndua vikendin që lamë pas në fitoren e vështirë të Liverpoolit 3-2 ndaj Newcastle.

“Në disa ndeshje këtë sezon kemi shënuar më shumë se 3 gola”, tha 20-vjeçari.

“Për faktin se do të luajmë në shtëpi, do të jetë ndihmesë për ne, do të kemi fansat pas nesh dhe kjo na jep edhe më shumë besim”.

“E dimë se do të jetë e vështirë, nuk do të jetë si një shëtitje nëpër park, por ende kemi besim në vetvete, në dhomat e zhveshjes mendojmë se ende gjithçka është e mundshme, veçanërisht në “Anfield”. Shpresojmë që jetë një natë speciale”, shtoi ai mes tjerash.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat