Ish-futbollisti serb: Shkaku i Kosovës i kam humbur dy milionë funte

Futboll

Ish-futbollisti serb: Shkaku i Kosovës i kam humbur dy milionë funte

Më: 6 maj 2019 Në ora: 18:38
Ish-futbollisti serb, Sasa Curcic

Ish-futbollisti serb, Sasa Curcic, ka folur për ngjarjet e vitit 1999, kur i kishte udhëhequr protestat kundër bombardimeve të NATO-s, para rezidencës së ish-kryeministrit të Britanisë së Madhe, Toni Bler.

Në një intervistë të gjatë ‘Telegraf.rs’, Sasa Curcic, e ka përkujtuar vitin 1999, atëherë kur e kishte refuzuar skuadrën Crystal Palacen ku luante për të firmosur me MetroStars në SHBA.

Ai e kishte bartur një transparent para rezidencës së Toni Blerit, derisa vazhdonin bombardimet e NATO-s ndaj Serbisë për shkak të luftës në Kosovë.

“Unë më shumë jam në greva, e kam pasur një të tillë në vitin 1999. I kam humbur dy milionë funte duke e refuzuar Crystal Palacen pasi shqiptarët radikal atje do të më vrisnin”, ka thënë ndër të tjera Curcic, i cili tash është ambasador i klubit Crystal Palace.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat