Shaqiri në vend të Salah, por van Dijk i fut tmerrin Klopp-it

Futboll

Shaqiri në vend të Salah, por van Dijk i fut tmerrin Klopp-it

Më: 6 maj 2019 Në ora: 19:16
Van Dijk

Liverpool është prekur nga një “epidemi” dëmtimesh në prag ndeshjen me Barcelonën për gjysmëfinalen e Champions League.

Pasi u raportua nga Jurgen Klopp se Roberto Firmino dhe Mohamed Salah nuk do të jenë të gatshëm për sfidën e kthimit ndaj katalanasve, një tjetër lajm i rëndë vjen për “Reds”.

Virgil van Dijk nuk është stërvitur me ekipin në seancën e fundit të së hënës, duke ngritur dyshime se edhe qendërmbrojtësi mund të mungojë në këtë ndeshje.

 Në stërvitjen e fundit para ndeshjes ka munguar edhe Oxlade-Chamberlain e Adam Lallana, por deri tani klubi anglez nuk ka konfirmuar asgjë në lidhje me gjendjen e lojtarëve që munguan në seancë stërvitore.

Mungesa e Salah është kthyer në një shans për Xherdan Shaqirin, që sipas raportimeve të fundit nga kampi i Liverpool do të jetë ai që do të udhëheqë sulmin në krahun e majtë. Për Shaqirin do të jetë një mundësi e artë për të treguar veten, edhe pse përballë do të ketë një kundërshtar tepër të vështirë dhe rezultati nuk është aspak favorit për ta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat