A mund ta përmbysë Liverpooli Barcelonën? Valverde përmend triumfin historik 6-1 ndaj PSG-së

Futboll

A mund ta përmbysë Liverpooli Barcelonën? Valverde përmend triumfin historik 6-1 ndaj PSG-së

Më: 6 maj 2019 Në ora: 19:16
Traineri i Barcelonës, Valverde

Valverde mendon se ndeshja është ende e hapur, pavarësisht fitores 3-0 në “Camp Nou”, andaj ka kërkuar nga lojtarët e tij që të zbresin në “Anfield” dhe të sulmojnë.

Pas fitores së madhe në “Camp Nou” prej 3-0, Barcelona do të zbresë të martën mbrëma në “Anfield”, një stadium elektrizues. Te Liverpooli besojnë se mund të përmbysin gjithçka, teksa sipas Ernesto Valverdes, gjithçka është e mundshme në futboll dhe përmendi përmbysjen historike të Barçës kundër PSG-së.

Megjithatë, skuadra ka mësuar shumë nga eliminimi i hidhur vitin e kaluar në Roma, dhe kështu pret një tjetër ndeshje nesër.

“A frikësoheni se Liverpooli mund të përmbysë rezultatin 3-0? Nuk frikësohem, por ndeshjet duhet të luhen. Me siguri të gjithë menduan që kur PSG-ja shënoi një gol, gjithçka u krye. Më pas Barça shënoi gjashtë. Asgjë nuk është e shkruar, ju mund ta shkruani”, tha Valverde.

“Eksperienca të shërben shumë. Vitin e kaluar morëm një rezultat të keq në Romë, por futbolli të jep të tjera mundësi. E dimë se për çfarë do të luajmë, kemi ardhur shumë të fokusuar”.

“Është e mundshme që nesër të kemi përball një rival të madh dhe mund të na dominojnë. Ata janë shumë të mirë. Por, ne do të sulmojmë, nuk ka asnjë dyshim. Do të ishte gabim nëse mendojmë se duhet të kemi kontroll”.

“Lëndimet e Salah, Firmino, Dembele? Nuk duam që asnjë lojtarë të jetë i lënduar. Do të ishte e jashtëzakonshme nëse do t’i kishim parë në fushë nesër Salah, Firmino ose Dembélé”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat