Suarez dëshiron të pensionohet në Barcelonë

Futboll

Suarez dëshiron të pensionohet në Barcelonë

Më: 6 maj 2019 Në ora: 20:51
Luis Suarez

Luis Suarez ka bërë të ditur se dëshira e tij është që të pensionohet në Barcelonë.

246 paraqitje, 177 gola, shumë asiste dhe tituj – Luis Suarez dëshiron të qëndrojë në klubin e ëndrrave.

Është raportuar se Barça po kërkon një 9-sh për sezonin e ardhshëm, por dëshira e Suarez është që të qëndrojë në “Camp Nou” sa më gjatë që është e mundur.

“Një profesionist ëndërron që të pensionohet në një klub si Barcelona, por kjo nuk varet nga unë. Dëshira ime është që të luaj sa më shumë që është e mundshme këtu dhe të fitoj edhe më shumë trofe”, deklaroi Suarez.

Këto komente ai i bëri në konferencë para ndeshjes me Liverpoolin në “Anfield”.

Liverpooli do të zbresë të martën mbrëma në “Anfield” kundër Barcelonës pa dy super lojtarë; Mohamed Salah dhe Roberto Firmino.

Për sulmuesin e Barçës, Luis Suarez, mungesat e tyre janë të mëdha për “Redsat”.

Por, ai ua ka rikujtuar shokëve të skuadrës së Jurgen Klopp ka lojtarë të tjerë të mirë në fazën ofensive, duke përmendur edhe shqiptarin, Xherdan Shaqiri.

“Salah dhe Firmino? Thash për ta janë mungesa të mëdha, por gjithashtu kanë lojtarë që bëjnë diferencën në sulm si Mane, Shaqiri, Origi, Sturridge – duhet të jemi të kujdesshëm”, deklaroi Suarez.

“Ata do ta nisin ndeshjen dhe do të tentojnë të shënojnë që nga fillimi, ne duhet të jemi të kujdesshëm dhe të bëjmë lojën tonë”.

Ai gjithashtu ka folur edhe për festimin e golit në Camp Nou, tha se s’do ta bëjë në Anfield.

“Kam shumë respekt për gjithçka që më ka dhuruar Liverpooli, i jam shumë mirënjohës, kam shumë respekt për klubin dhe tifozët, por njerëzit që e përcjellin futbollin, e duan futbollin, jetojnë për futbollin – e dinë çfarë rëndësie ka të shënosh në gjysmëfinale”, tha Suarez, kur u pyet përse festoi në “Camp Nou”.

“A do të festosh nëse shënon në Anfield? Nëse shënoj në këtë stadium, nuk do të festoj, kam shumë respekt për klubin dhe tifozët”, shtoi ai.

Suarez foli edhe për rezultatin që kanë në favor, duke paralajmëruar Barcelonën pavarësisht fitores 3-0 në ndeshjen e parë.

“Ndeshjen e kaluar bëmë një ndër paraqitjet më të mira të sezonit, nesër duhet të bëjmë edhe më mirë se ditën tjetër. Nuk mund të shpërqendrohemi, sepse në atë moment mund të ndëshkohemi. Duhet të tregohemi të kujdesshëm dhe të bëjmë lojën tonë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat