Barcelona e do Di Marian

Futboll

Barcelona e do Di Marian

Më: 6 maj 2019 Në ora: 21:40
Angel Di Maria

Barcelona është duke menduar që ta trasnferojë Angel Di Marian.

Barcelona dhe Atletico Madridi janë hedhur në sulm për anësorin e Paris Saint Germain, Angel Di Maria.

Për ish-anësorin e Real Madridit, Barça u interesua edhe vitin e kaluar, por nuk ia doli ta merrte dhe AS raporton se do të tentojë ta marrë për edicionin 2019/20, ashtu si edhe Atletico.

Barcelona ka ndryshuar politikën e transferimeve, vit pas viti përveç talenteve, po sjell në skuadër lojtar me përvojë, rasti më i freskët është Arturo Vidal, që po e ndihmon shumë klubin katalunas, prandaj e duan Di Marian.

31-vjeçari ka luajtur 40 ndeshje me PSG-në këtë edicion dhe ka shënuar 17 gola – në total 67 gola ne 175 paraqitje.

Argjentinasi e ka veshur fanellën e Real Madridit për katër sezone, ka shënuar 36 gola në 190 paraqitje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat