Demhasaj: Kosova ka cilësi!

Futboll

Demhasaj: Kosova ka cilësi!

Nga: Kemajl Goca Më: 7 maj 2019 Në ora: 10:27
Shkëlqim Demhasaj

Një numër i madh i futbollistëve shqiptar nga Kosova po luajnë me sukses në Superligën e Zvicrës, po ashtu edhe në ligën e dytë dhe po tregojnë lojëra të mira. Sulmuesi i kombëtares së Kosovës, Shkëlqim Demhasaj, e pranon se nuk është i kënaqur me paraqitjet e tija në petkun e Luzernit, duke mbetur me shpresë se në edicionin tjetër do të jetë edhe më i mirë!  

Futbollisti mendon se Superliga e Zvicrës është shumë interesante duke e marr parasysh edhe diferencën e ngushtë me pikë mes disa skuadrave. Megjithatë, synimi i Demhasajt është që me Luzernin të sigurojnë një vend në garat evropiane përkatësisht në Europa League. Luzerni aktualisht është në vend të pestë me 40 pikë, por me shpresë se do të arrijnë të mbledhin pikë sa më shumë deri në fund të kampionatit dhe të jenë në tre-katër vendet e para.

“Bota sot”: Si e sheh edicionin e sivjetshëm për Luzernin?
Shkëlqim Demhasaj:
Sivjet Superliga është shumë interesante, pasi që nga vendi i tretë e deri të i nënti mundet me ndodhë gjithçka, kur kihet parasysh afërsia e pikëve mes skuadrave. Mundesh shumë lehtë me siguruar një vend në Europa League por edhe shumë shpejt me ra në barazh. Në ndeshjet e fundit kemi marr disa pikë që i kemi kaluar disa ekipe e momentalisht jemi në vend të 4-të, kështu që dojmë me qëndruar aty ose u me ngjit në pozitën e 3-të për me u kualifikuar në Europa League.
“Bota sot”: Sa jeni i kënaqur me formën tuaj dhe a keni pritur edhe më shumë?
Shkëlqim Demhasaj:
Po, këtë sezon kam pritur shumë më shumë. Sezonin e parë kam luajtur më shumë edhe kam bë gola. Këtë sezon kam pas “problem” nëse mund ta quaja kështu me trajnerin në fillim dhe nuk luaja shumë, kështu që nuk jam shumë i kënaqur me këtë sezon.
“Bota sot”: A mendoni se ka qenë kampionat shumë i fortë në Zvicër?
Shkëlqim Demhasaj:
Jo, jo, unë e di që mundem me luajt në këtë Superligë dhe kam kualitet, por këtë zezon s’kam pas fat me trajnerë. Unë 2 vite në Luzern i kam pas 4 trajnerë. Këtë sezon nuk ka qenë sezoni im dhe dua që sezonin tjetër më jep 100% për me luajt më shumë në ekip dhe me marr ftesë sërish për kombëtaren e Kosovës.
“Bota sot”: Jeni pjesë e kombëtares së Kosovës, a shpresoni se do të jeni në formë të mirë deri në qershor para ndeshjeve kualifikuese për Kampionatin Evropian 2020?
Shkëlqim Demhasaj
: Do të jap maksimumin edhe këtë muaj ku ka lojë, synimi im është me luajtur mirë dhe me shënuar gola, për të marr një ftesë nga kombëtarja e Kosovës.
“Bota sot”: Si e pa Kosovën në sfidën miqësore me Danimarkën (2:2) dhe në takimin zyrtar (1:1) me Bullgarinë, çfarë të la përshtypje?
Shkëlqim Demhasaj:
Vërtet kanë qenë ndeshje të forta. Me Danimarkën ka qenë superlojë,  ishin duke fituar deri në minutën e fundit. Me Bullgarinë e pësuan një gol papritur, por lojtarët tanë ishin shumë më të mirë dhe e merituan fitoren, por të pafat.
“Bota sot”: Kosova është në grup të fortë me Anglinë, me Çekinë, Bullgarinë dhe Malin e Zi, a mund të jemi befasi e grupit A?
Shkëlqim Demhasaj:
Po, u pa me këto dy ndeshje me Danimarkën edhe Bullgarinë se Kosova ka shumë cilësi. Kundër Anglisë e dimë të gjithë se është zor me fituar, megjithatë në futboll nuk i dihet kurrë.

“Bota sot”: Me çfarë merret Demhasaj përveç me futboll?
Shkëlqim Demhasaj:
 Kohën e lirë e kalojë me familje.

“Bota sot”: A e viziton shpesh Kosovën?
Shkëlqim Demhasaj
: Po, e vizitoj 1-2 herë në vit. Aty ku i kam prind në Deçan, pra në Carrabreg dhe në Isniq, si dhe shkoi edhe në Prishtinë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat