Ballë për ballë me 4 lojtarë

Futboll

Ballë për ballë me 4 lojtarë

Më: 7 maj 2019 Në ora: 11:29
Bale

Zinedine Zidane ka zhvilluar një takim me katër lojtarë të tij, duke iu bërë me dije se tre prej tyre do të shiten në fund të këtij sezoni.

Kështu ka raportuar “Marca”, që ka shpjeguar se Gareth Bale, Dani Ceballos, Marcos Llorente dhe Marcelo kanë qenë në këtë takim.

Zidane i ka komunikuar të parit Bales se ai nuk bën pjesë në planet e tij, prandaj do të nxirret në shitje. Për uellsianin ka interes nga Manchester United dhe Bayern Munich.

Llorente, i dalë nga akademia e Real Madridit, por ka luajtur vetëm në 6 ndeshje këtë sezon dhe pritet që të largohet.

Ceballos në anën tjetër ka dështuar të tregojë vlerat e tij. I blerë për 17 milionë euro nga Real Betis, do të shitet në ofertën e parë serioze drejt tij.

Ndërkohë që Marcelo, pavarësisht formës së dobët i është dhënë besim për të qenë titullari i Zidane në krahun e majtë të mbrojtjes, edhe pse për të u përfol për një largim drejt Juventusit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat