Martial nuk ka më vend tek United, në verë do të largohet

Futboll

Martial nuk ka më vend tek United, në verë do të largohet

Më: 7 maj 2019 Në ora: 14:01
Martial

Sulmuesi francez nuk ka marrëdhënie të mira me trajnerin Ole Gunnar Solskajer.

Sezoni i dështuar i Manchester United po shkon drejt fundit dhe klubi nuk do të qëndrojë duarkryq gjatë verës.

Tek “Djajt e Kuq”, në fakt pritet të ndodhë revolucion gjatë afatit kalimtar veror. Trajneri Ole Gunnar Solskjaer mësohet se ka dhënë pëlqimin e tij për largimin e francezit Anthony Martial, që ka zhgënjyer në këtë sezon.

Futbollisti, i transferuar në vitin 2015 nga Monaco duhet të kërkojë një destinacion të ri. Klubi që kërkon të përfitojë shërbimet e tij duhet të bëjë një ofertë të kënaqshme, për të bindur United.

Martial ka luajtur shumë pak prejse Solskajer është emëruar trajner i United, kjo edhe për sjelljet jo të mira të lojtarit, i cili ka pasur probleme pothuajse me të gjithë trajnerët që kanë drejtuar këtë klub.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat