Mesfushori spanjoll pritet të largohet nga Manchester Unitedi gjatë verës dhe sipas të gjitha gjasave do të rikthehet në futbollin spanjoll
Manchester United po planifikon të bëjë ndryshime të mëdha gjatë verës.
Disa futbollistë pritet të largohen dhe njëri prej tyre është edhe Juan Mata.
Sipas mediave spanjolle, mesfushori kreativ mund të rikthehet në La Liga, ku në të kaluarën kishte luajtur me Valencian.
E përditshmja spanjolle “Sport” shkruan se ish-futbollisti i Chelseat është i vendosur për t’u transferuar në Barcelonë si lojtar i lirë gjatë verës që vjen.
Ish-kampioni i botës po i kalon muajt e fundit të kontratës me “Djajtë e Kuq” dhe emri i tij është përmendur këto ditë për një transferim të mundshëm në Camp Nou gjatë verës.