Pochettino beson: Tottenhami mund ta kthejë rezultatin ndaj Ajaxit

Futboll

Pochettino beson: Tottenhami mund ta kthejë rezultatin ndaj Ajaxit

Më: 7 maj 2019 Në ora: 15:29
Mauricio Pochettino

Nesër zhvillohet gjysmëfinalja e dytë e Ligës së Kampionëve.

Tottenhami pësoi disfatë minimale në shtëpi një javë më parë nga Ajaxi me rezultat 0-1.

Skuadra londineze do të udhëtojë drejt Amsterdamit për të luajtur ndeshjen e dytë me shpresën se mund t’ia dalë ta rikthejë rezultatin, ndonëse një gjë e tillë duket shumë e vështirë.

Optimist për kalimin në finale të ekipit të tij mbetet Mauricio Pochettino, i cili gjithashtu kërkon nga lojtarët të ndryshojnë qasjen në lojë në krahasim më ndeshjen e parë.

“Është e mundur nëse luan me guxim dhe mentalitet të fituesit. Kjo është gjëja më e rëndësishme”, tha Pochettino.

“Mendoj se tifozët, lojtarët dhe të gjithë ne jemi të zhgënjyer pasi nuk e nisëm ndeshjen sikurse të ishte një gjysmëfinale e Ligës së Kampionëve”.

“Në këtë nivel duhet hyrë në fushë me dëshirë të madhe për të treguar se çfarë ambicie ke. Ky mbetet zhgënjimi ynë i madh nga sfida e parë”.

“Tani duhet të paraqitemi ndryshe dhe ta kërkojmë finalen”, përfundoi argjentinasi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat