“Në finalen Ajax – Barcelona, do të fitojë futbolli”

Futboll

“Në finalen Ajax – Barcelona, do të fitojë futbolli”

Më: 7 maj 2019 Në ora: 16:16
Foto ilustrim

Frans Hoek, ish portieri i Barçës, Ajaxit, kombëtarës holandeze dhe Manchester United, beson se skuadra e Ajaxit mund ta fitojë Ligën e Kampionëve dhe kjo gjë do të ishte mjaft e madhe për futbollin holandez.

Hoek tha se nëse finalja e Ligës së Kampionëve do të jetë mes Ajaxit dhe Barcelonës – atëherë do të fitojë futbolli.

“Për mua finalja do të jetë Ajax-Barça, dhe nëse Ajax fiton, do të ndihmonte shumë futbollin holandez”, tha fillimisht ai.

“Për ne tani është e rëndësishme të shohim një finale mes Barcelonës dhe Ajaxit dhe aty do të fitojë futbolli. Ajax beson që luan futboll dhe kjo i bën ata të kenë mentalitet fitues”, përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat