Ronaldo e viziton hotelin e tij të ri

Futboll

Ronaldo e viziton hotelin e tij të ri

Më: 7 maj 2019 Në ora: 17:24
Cristiano Ronaldo me familje

Cristiano Ronaldo e ka shfrytëzuar kohën e tij të lirë për të udhëtuar drejt Marrakech në Marok, në mënyrë që ta vizitojë hotelin e tij në ndërtim e sipër.

Ylli i Juventusit e shpërndau një fotografi në rrjetet sociale ku shihet i shoqëruar nga partnerja e tij dhe i biri, që të gjithë me helmeta në kokë, duke ia hedhur një shikim punëve ndërtimore në hotelin e tij të ri.

Hoteli i tij në Marrakech do të hapet në vitin 2020.

Ronaldo ka hapur hotelet e tij tashmë në qytet si Lisbon, Funchal dhe shumë shpejt do ta bëjë edhe në Plaza Mayor të Madridit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat