Merr fund sezoni për yllin e Milanit

Futboll

Merr fund sezoni për yllin e Milanit

Më: 7 maj 2019 Në ora: 17:27
Lucas Paqueta

Lucas Paqueta është pezulluar me tri ndeshje për shkak të kartonit të tij të kuq në ndeshjen e së hënës mbrëma kundër Bolognës dhe si rrjedhojë për të ka përfunduar sezoni.

Paqueta ishte ndëshkuar me karton të verdhë për një ndërhyrje të rrezikshme ndaj kundërshtarit në fitoren e Milanit 2:1 në Serie A, por ai më pas u përjashtua direkt me të kuq për shkak se e goditi në dorë gjyqtarin Marco Di Bello.

Me kaq merr fund sezoni për mesfushorin brazilian, sepse deri në përfundim të Serie A kanë mbetur vetëm edhe tri ndeshje.

Ai nuk do të jetë në gjendje t’i ndihmojë Milanit në përpjekje për t’u kualifikuar në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.

Kuqezinjtë renditen në vendin e pestë me 59 pikë, tri më pak se Atalanta në vendin e katërt dhe katër më pak se Interi në vendin e tretë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat