Ylli i Ajax ka probleme të vogla, Ten Hag: Tottenham? Ja pse janë më lart se Juventusi dhe Reali!

Futboll

Ylli i Ajax ka probleme të vogla, Ten Hag: Tottenham? Ja pse janë më lart se Juventusi dhe Reali!

Më: 7 maj 2019 Në ora: 17:31
Erik Ten Haf

Pasi fitoi Kupën e Holandës, trofeu i parë për këtë sezon, Ajax përgatitet për sfidën tjetër deçizive, që mund t'i hapë rrugën drejt finales. Ndeshja e kthimit ndaj Tottenham në gjysmëfinalen e Champions. Në Londër, fitorja 1-0 bën që "shigjetarët" e Amsterdamit të jenë favoritë, por asnjëherë nuk i dihet.

Trajneri i tyre, Erik Ten Haf, në konferencën për shtyp, ka folur rreth 90 minutave të kthimit. "Kur luan me një ekip anglez, intensiteti i lojës është ndryshe. E pamë me Juventusin dhe Real Madridin. Në ndeshjen e parë, skuadra shkoi në një nivel më të madh. Duhet të fitojmë ndeshjen dhe do të përpiqemi me të gjitha forcat. 

Goli në transfertë ishte i rëndësishëm, tani do të luajmë në "Arena" me një atmosferë të pabesueshme dhe shpresojmë që të na ndihmojë. Eshtë një gëzim të shohësh skuadrën në këtë moment dhe energjia që përcjellin duke luajtur përkrah njëri-tjetrit".

Ten Hag flet edhe për atë që mund të përmirësohet në krahasim me ndeshjen e vajtjes: "Në ndeshjen e luajtur në Londër, organizimi i mbrojtjes ishte perfekt. Por, duhet të bëjmë mirë aspektin ofensiv. Do të varet edhe nga kundërshtari: duhet të dijmë të lexojmë ndeshjen dhe të kuptojmë mirë se si ta interpretojmë".

Sakaq, David Neres ka pasur probleme të vogla fizike. Trajneri i Ajax, megjithatë, qetëson: Besoj se do t'ia dalë të rikuperohet".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat