Messi synon të thyejë këtë rekord në ndeshjen e sotme ndaj Liverpoolit

Futboll

Messi synon të thyejë këtë rekord në ndeshjen e sotme ndaj Liverpoolit

Më: 7 maj 2019 Në ora: 18:00
Lionel Messi

Lionel Messi sonte do të kërkojë të thyejë disa rekorde në garën më të madhe të Evropës, Ligën e Kampionëve.

Ylli argjentinas zhvilloi një paraqitje të mrekullueshme për Barcelonën në ndeshjen e parë, kur Barça fitoi me rezultatin 3-0.

Këtë sezon, Messi ka shënuar 12 gola në nëntë ndeshje dhe është golashënuesi më i mirë i Championsit.

31-vjeçari do të kërkojë golin sonte për të rritur rekordin e tij në Ligën e Kampionëve.

Messi ka shënuar 112 gola në 134 ndeshje në Evropë dhe 417 gola në 450 ndeshje në LaLiga.

Messi ka shënuar më shumë se 10 gola në një sezon të Ligës së Kampionëve në pesë raste duke përfshirë 14 gola të shënuara në sezonin 2011/12.

Ai tashmë po kërkon të thyejë këtë rekord të tij dhe nëse fiton sonte, atëherë do të ketë edhe finalen për të provuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat