“Çarten” tifozët e Manchester United, shikoni se çka i bëjnë klubit të tyre!

Futboll

“Çarten” tifozët e Manchester United, shikoni se çka i bëjnë klubit të tyre!

Më: 7 maj 2019 Në ora: 18:42
Paul Pogba

Tifozët e Manchester United kanë filluar një fushatë kundër llogarisë zyrtare të klubit të tyre të zemrës në Twitter – pas rezultateve të dobëta të ‘Djajve të Kuq’.

Skuadra e Ole Gunnar Solskjaer nuk ka fituar në pesë ndeshjet e fundit, por barazimi i së dielës kundër Huddersfield Town tashmë ka acaruar tej mase tifozët – pasi klubi nuk do të mundë të luajë në Champions League edicionin e ardhshëm.

Plani për të sulmuar llogarinë zyrtare të Manchester United në Twitter u nis nga faqja ‘The Man Utd Way’ – një llogari që ka 81.500 ndjekës.

Ata shkruan: “Ne nuk jemi një eksperiment i mediave sociale. Ne nuk jemi agjenci reklamash. Ne duam të shohim kthimin e ekipit në majat e futbollit që ishim dikur. Ju kërkojmë që të largoni ‘followin’ në faqen zyrtar të Manchester United, në shenjë proteste”.

Manchester United ka humbur me mijëra ndjekës nga kjo fushatë e tifozëve të tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat