Bayern Munich reagon ndaj lajmit se do ta emërojë Lopeteguin në vend të Kovac

Futboll

Bayern Munich reagon ndaj lajmit se do ta emërojë Lopeteguin në vend të Kovac

Më: 7 maj 2019 Në ora: 19:33
Niko Kovac

Bayern Munich e ka mohuar lajmit në mediat spanjolle se klubi gjerman do ta zëvendësoj trajnerin aktual, Niko Kovac, me Julen Lopeteguin.

Mediat spanjolle pohuan sot gjatë ditës së Niko Kovac është drejt largimit nga Bayern Munichu pas vetëm një viti qëndrimi dhe se ndër kandidatët kryesorë për ta zëvendësuar atë ishin Julen Lopetegui dhe trajneri aktual i Ajaxit, Erik ten Hag.

Holandezi kishte punuar në ekipi e të rinjve të Bayernit gjatë kohës së Pep Guardiolës në krye të skuadrës dhe tani ka mahnitur me arritjet e tij me Ajaxin këtë sezon.

Ndërkohë, përveç tij, mediat spanjolle pohuan se ish-trajneri i Spanjës dhe i Real Madridit, Julen Lopetegui, do të mundë të emërohej në stolin e Bayernit.

Por, kampioni gjerman i ka mohuar këto thashetheme duke thënë se nuk ka asgjë të vërtetë në to.

I kontraktuar nga Bild, Bayerni tha: “Jo, nuk kemi pasur asnjë takim me Julen Lopeteguin”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat