”Shaqiri shënon dy herë sonte” – reagojnë fansat anglezë në rrjetet sociale pasi publikohet formacioni zyrtar

Futboll

”Shaqiri shënon dy herë sonte” – reagojnë fansat anglezë në rrjetet sociale pasi publikohet formacioni zyrtar

Më: 7 maj 2019 Në ora: 20:18
Xherdan Shaqiri

Liverpoolin e pret një test jashtëzakonisht i vështirë sonte në ”Anfield” kundër Barcelonës, pasi ndeshja e parë kishte përfunduar 3-0 në të mirë të blaugranëve.

Situata vështirësohet edhe më shumë kur e marrim parasysh faktin se ”Të Kuqtë” do të jenë pa dy lojtarët kryesorë të sulmit, Roberto Firmino dhe Mohamed Salah, të cilët mungojnë për shkak të lëndimit.

Por kjo i hapë rrugë shkëlqimit të mesfushorit nga Kosova, Xherdan Shaqiri, i cili është emëruar në formacion zyrtar sonte.

Ai do të luajë në sulm së bashku me Divock Origin dhe Sadio Manen.

Pas konfirmimit të 11-sheve startuese, reagimet e fansave në rrjetet sociale kanë qenë të menjëhershme, duke e komentuar startin e Shaqirit.

Image

”Cili është parashikimi juaj? I imi është dy (gola) Shaqiri 1 Mane dhe një i vonshëm Origi,” shkroi njëri.

”Shaqiri dhe Origi në sulm kundër Barcës, kjo do të jetë interesante,” shkroi një tjetër.

Shikoni reagimet më poshtë. 

Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat