Fizioterapeuti i Ajaxit: Lojtarët tanë myslimanë të papërgjegjshëm nëse agjërojnë ditën e lojës

Futboll

Fizioterapeuti i Ajaxit: Lojtarët tanë myslimanë të papërgjegjshëm nëse agjërojnë ditën e lojës

Më: 7 maj 2019 Në ora: 21:22
Ajax

Para ndeshjes së kthimit gjysmëfinale në Ligën e Kampionëve kundër Tottenhamit të mërkurën mbrëma, Ajaxi është duke pritur të shohë nëse tre lojtarët e tij myslimanë, Noussair Mazraoui, Hakim Ziyech dhe Zakaria Labyad, do të agjërojnë në ditën e ndeshjes.

Ramazani filloi të dielën, më 5 maj, dhe do të zgjasë 30 ditë. Gjatë kësaj kohe, shumica e myslimanëve nuk hanë apo pinë nga agimi deri në muzg. Zakonisht, edhe atletët profesionistë iu përmbahen këtij rregulli fetar.

Duke folur për De Telegraaf, zëdhënësi i Ajaxit tha se lojtarët janë të lirë të zgjedhin vetë nëse duan të agjërojnë apo jo të mërkurën, edhe pse do të duhej së pari të bisedonin me stafin mjekësor dhe trajnerët.

Deri tani, i vetmi futbollist që ka folur për këtë është Mazraoui, i cili konfirmoi se do të agjërojnë ditën e ndeshjes.

“Jam krenar që e bëj këtë. Kjo është zgjedhja ime. Unë ndihem shumë energjetik gjatë Ramazanit”, tha ai.

Fizioterapeuti i klubit, Raymond Verheijen, i ka sugjeruar atyre të mos agjërojnë ditën e ndeshjes, duke thënë se do të ishte e papërgjegjshme nga ana e tyre.

“Do të ishte plotësisht e papërgjegjshme mbajtja e Ramazanit në këtë kohë të sezonit”, tha ai për De Telegraaf.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat