Barcelona e la pas Messin në Anfield pas humbjes nga Liverpooli

Futboll

Barcelona e la pas Messin në Anfield pas humbjes nga Liverpooli

Më: 8 maj 2019 Në ora: 09:06
Lionel Messi

Autobusi i Barcelonës e ka lënë Lionel Messin në Anfield, sipas raportimeve në Spanjë.

Por nuk ishte siç dukej në fillim, pasi ylli argjentinas ishte ndaluar pas ndeshjes për testet anti-doping.

Sipas televizionit spanjoll ‘El Chiringuito’, autobusi i Barcelonës kishte shkuar në aeroport, gjersa argjentinasi ishte duke pritur që t’i përfundonte testet.

Image

Një natë për tu harruar në Merseyside për Barcelonën, pas përmbysjes së rezultatit nga Liverpooli, gjersa kishin harruar yllin e tyre në stadium.

Messi kishte refuzuar të fliste pas ndeshjes për media, duke shkuar menjëherë në zyrat për testet e anti-dopingut.

Sergio Busquets dhe Luis Suarez ishin ndalur për një prononcim për media, gjersa nuk kishin menduar që argjentinasi kishte mbetur në stadium.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat