Deklarata e plotë e Shaqirit pas ndeshjes, kështu e përshkruan ‘Remuntadan’ kundër Barçës

Futboll

Deklarata e plotë e Shaqirit pas ndeshjes, kështu e përshkruan ‘Remuntadan’ kundër Barçës

Më: 8 maj 2019 Në ora: 09:50
Pamje nga ndeshja

Liverpooli mbrëmë arriti që ta mposhte me rezultat 4-0 Barcelonën dhe kështu u kualifikua në finale të Ligës së Kampionëve për vitin e dytë me radhë

Xherdan Shaqiri ishte titullar për Liverpoolin pasi Mo Salah dhe Roberto Firmino ishin të lënduar, derisa ylli shqiptar dhuroi një paraqitje të kënaqshme ku edhe asistoi në njërin prej golave.

Pas ndeshjes Shaqa është shfaqur shumë i lumtur, derisa nuk ka mundur ta përshkruaj me fjalë rikthimin sensacional ndaj Barçës.

“Jam shumë krenar me këtë skuadër. Është vështirë për ta përshkruar në fjalë. Është e mrekullueshme. Jam i tronditur gjatë gjithë kohës. Kemi arritur diçka të paimagjinueshme. Mendoj se në shtëpi duhet ta shikoj sërish këtë takim, tani kemi shumë adrenalinë gjatë gjithë kohës,” ka thënë Shaqiri.

“Ne kemi luajtur shumë mirë gjatë gjithë sezonit. Çdokush që del në fushë, jep gjithçka. Nuk ishte e lehtë për ne. Ne nuk kemi luajtur aq shumë këtë sezon, por ne është dashur të presim për këtë shans dhe ajo erdhi. Mua më duket se e kemi shfrytëzuar mirë. Është diçka e jashtëzakonshme që kemi arritur ta sigurojmë,”.

Ndryshe, Shaqiri bëhet futbollisti i parë shqiptar që arrin në dy finale të Ligës së Kampionëve. Më parë 27 vjeçari nga Zhegra kishte qenë në finale me Bayernin ku edhe kishte triumfuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat