Trajneri që nuk arrin suksese me asnjë skuadër, tallet me formacionin e Kloppit

Futboll

Trajneri që nuk arrin suksese me asnjë skuadër, tallet me formacionin e Kloppit

Më: 8 maj 2019 Në ora: 11:33
Klopp dhe Munishi

Analisti dhe ish-trajneri i disa skuadrave kosovare, Ismet Munishi është tallur paksa mbrëmë me rastin e fitores së Liverpoolit ndaj Barcelonës.

Njeriu që shkarkohet nga shumica e skuadrave që i drejton, tani ka analizuar ndeshjet e Ligës së Kampionëve, derisa në mënyrë ironike është shprehur se nuk e ka kuptuar Kloppin për formacionin gjatë gjithë sezonit.

Munishi shfrytëzoi profilin e tij zyrtar në rrjetin social “Facebook”.

Më poshtë mund ta shikoni postimin e tij:

“Nuk pe kuptoj pse Kloppi krejt sezonin paska lujtë me ekip të dytë”, ka shkruar ish-trajneri i Vëllaznimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat