Shala: Shkaku që luajta për Kroacinë, nuk munda ta shkeli Kosovën

Futboll

Shala: Shkaku që luajta për Kroacinë, nuk munda ta shkeli Kosovën

Nga: Kushtrim Maliqi Më: 8 maj 2019 Në ora: 12:49
Kujtim Shala

Do të doja që djali im Romani, dhjetëvjeçarë të vinte në Dinamo të Zagrebit tek të kaltërtit, pasi që besoj se shkolla e futbollit e Dinamos është më e mira në botë, pas asaj të Ajaxit. “Unë sot jam gjysh i binjakëve pesëvjeçarë, megjithatë djali im i ka pa ato të cilat i ka bërë dikur Shukeri”, tha Shala për “Veçernjin’ kroat.  Këto ditë, Shala gjendet në Zagreb, ku do të jetë pjesëmarrës në një ndeshje humanitare për të ndihmuar familjen e Sllavko Ishtvaniqit, ish kapitenit të Dinamos së Zagrebit. Shala ka thënë se as nuk është menduar dy herë që të pranojë apo jo ftesën.

“E rëndësishme është që të ndihmojë. Pastaj do të jetë interesante sepse do të takoj ish shokët e skuadrës”, me të cilët siç thotë Shala, ka qenë në kontakt, por kohëve të fundit gjithnjë e më rrallë. “Deri vonë kam qenë në kontakt me Skrijnarin, Shukerin, Bobanin. Jam shumë i lumtur që Shukeri më ka ftuar për të ndjekur ndeshjen mes Kosovës dhe Kroacisë”, ka thënë Shala, ish futbollisti i Dinamo së Zagrebit i cili ka luajtur gjatë viteve 1989-1991, ku brenda 45 ndeshjeve, golashënues ka qenë 16 herë.

“Koha po ecën, ja pra tani jam 55 vjeçar. Çfarë të them për futbollin, unë sot jam larg futbollit nëse guxoj të them pasi që gjithsesi kam licencën e trajnerit, por me çka po merrem më shumë është kujdesi që kam për karrierën e djalit tim Andisit, i cili po luan për Efurtin, momentalisht”, ka thënë Shala.

Ai është pyetur se si e ka gjetur Zagrebin dhe a vjen shpesh, derisa Shala ka thënë se pavarësisht ndërtimit që ka ndodhur, Zagrebi është për të i njëjtë, pasi që sa herë vjen takon shoqërinë e tij të cilët janë aty dhe kënaqet sa herë që vjen.

“Sado që Zagrebi është zhvilluar, është ndërtuar, ka vende të reja të mira për të qëndruar si kafene, por, për mua është i njëjtë pasi që sa herë vij i takoj miqtë e mi të dikurshëm me të cilët kaloj mirë, madje besoj që brenda 2-3 viteve do të kthehem të jetoj në Zagreb, pasi që ndihem si në shtëpinë time”, ka thënë Shala. Legjenda e futbollit tutje ka thënë se dikur e ka pasur një banesë në Zagreb të cilën pastaj e kishte shitur, por që me djalin e tij Romanin i cili shpreson që të bëhet futbollist i mirë, do të vij në shkollën më të mirë siç e quan ai shkollën e Dinamos së Zagrebit. Në vazhdim ish futbollisti Shala e ka komentuar edhe arritjen në finale të reprezentacionit të Kroacisë, ku ndihet i dëshpëruar që nuk e morën medaljen e artë.

Në anën tjetër, për Amir Rrahmanin, reprezentuesin e Kosovës i cili luan për Dinamon e Zagrebit, Shala ka thënë fjalë të mëdha duke e cilësuar si një futbollist me perspektivë, të cilit i dëshiron vazhdimësi të paraqitjeve dinjitoze, sidomos për Kosovën, tash kur po vijnë ndeshjet kundër skuadrave të mëdha, për këtë të fundit. Shala e ka komentuar edhe kohën kur ka luajtur për Kroacinë, e që shprehet se ka pasur mjaft probleme për familjarët e tij në Kosovës, por që nuk pendohet kurrë.

Ai ka thënë se gruaja dhe fëmijët e tij kanë qenë në ndërkohë në Kosovë, por gjithnjë në kufi e kanë pyetur për të, se pse nuk vjen edhe ai, në mënyrë provokuese.  

“Prej vitit 1990, prej asaj ndeshje kundër SHBA-ve, e deri në vitin 1999 nuk isha në Kosovë, gruaja dhe fëmijët kanë qenë, por vazhdimisht në kufi në mënyrë provokuese janë pyetur se pse nuk vjen edhe burri e kësi gjërash. Kanë qenë kohëra të vështira, por nuk pendohem asnjëherë”, ka thënë Shala.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat