Van Dijk: Shaqiri ishte në nivel tjetër

Futboll

Van Dijk: Shaqiri ishte në nivel tjetër

Më: 8 maj 2019 Në ora: 13:10
Xherdan Shaqiri dhe Van Dijk

Virgil van Dijk ka lavdëruar mesfushorin kosovar Xherdan Shaqiri dhe bashkëlojtarët e tjerë për fitoren dramatike të Liverpoolit kundër Barcelonës në kuadër të gjysmëfinaleve në Ligë të Kampionëve.

Në mungesë të Mohamed Salahs dhe Roberto Firminos në Anfield për shkak të lëndimeve, Xherdan Shaqiri dhe Divock Origi kanë qenë startues në këtë ndeshje.

Origi realizoi golin e parë dhe të katërt për “Redsat” në fitoren 4 me 0, ndërsa Shaqiri krijoi një super asistim në golin me kokë nga Georginio Wijnaldum.

“Mendoj se Divock ishte i pabesueshëm, Shaqiri në një nivel tjetër”, ka thënë qendërmbrojtësi për faqen zyrtare të klubit. “Të gjithë kanë besimin për të kryer punën”

“Sigurisht, të gjithë kanë kualitete të ndryshme por ju duhet t’i shfrytëzoni ato dhe sot ne e kemi shfaqur këtë”

“Divock ishte i jashtëzakonshëm dhe shumë i rëndësishëm për ne duke e mbajtur topin. Nëse e shikoni se si erdhi Gini pas sigurisht një zhgënjimi që nuk startoi, është thjeshtë e jashtëzakonshme”

Image

“Ne të gjithë mund të jemi krenar sepse të gjithë luajnë pjesën e tyre”, përfundoi Van Dijk

Liverpooli do të luaj në finale të Ligës së Kampionëve kundër Ajaxit ose Tottenham Hotspurit në Madrid më 1 qershor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat