E zbulojnë mediat spanjolle, drejtori i Bajernit takim sekret me ish-trajnerin e Realit

Futboll

E zbulojnë mediat spanjolle, drejtori i Bajernit takim sekret me ish-trajnerin e Realit

Më: 8 maj 2019 Në ora: 13:20
Hulen Lopetegui

Bajerni i Mynihut është vetëm dy javë larg titullit kampion në Gjermani dhe një ndeshjeje në Kupën e Gjermanisë. Por sërish ka pakënaqësi nga drejtuesit e klubit bavarez për trajnerin Niko Kovaç. Drejtori sportiv, Hasan Salihamixhiç, ka udhëtuar në Madrid për të takuar ish-trajnerin e Realit të Madridit, Hulen Lopetegui.

Lajmi është publikuar nga e përditshmja spanjolle “Mundo Deportivo” që shkruan për një takim të fshehtë midis drejtuesit bavarez dhe trajnerit spanjoll. Me sa duket, Brazo ka udhëtuar në kryeqytetin spanjoll për të mësuar mundësitë e mundshme të ardhjes së teknikut. Por sipas “Bild”, ky lajm nuk është i vërtetë dhe Bajerni nuk është takuar me Lopeteguin duke e cilësuar këtë lajm si të rremë. Ish-trajneri i Realit të Madridit është aktualisht pa skuadër.

52-vjeçari që u largua nga drejtimi i kombëtares spanjolle vetëm disa ditë para se të startonte Kupa e Botës në Rusi, firmosi me kampionët e Europës duke u shkarkuar vetëm disa muaj më vonë për shkak të rezultateve të dobëta në kampionat. A po kërkon vërtet Bajerni një zëvendësues për Niko Kovaç? Kjo është e mundshme. Pas eliminimit në Champions, trajneri kroat nuk ka lënë një shije të mirë te drejtuesit dhe tifozët bavarezë.

Edhe pse tani, disa javë pas eliminimit Kovaç është në rrugën e duhur për të fituar kampionatin dhe Kupën e Gjermanisë, kjo nuk bind drejtuesit më të lartë të klubit të cilët kërkonin diçka më shumë. Në javët e fundit janë përfolur shumë emra që mund të marrin drejtimin e Bajernit duke filluar me Tomas Tuhel dhe deri te Xabi Alonso për të përfunduar tek emri i fundit, ai i Hulen Lopetegui.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat