The Guardian: Messi shpërtheu në lot, më pas u sulmua me tërbim nga vetë tifozët e Barcelonës

Futboll

The Guardian: Messi shpërtheu në lot, më pas u sulmua me tërbim nga vetë tifozët e Barcelonës

Më: 8 maj 2019 Në ora: 14:17
Lionel Messi

Lionel Messi shpërtheu në lot pasi ëndrra e tij për ta fituar Ligën e Kampionëve kollapsoi mbrëmë në ndeshjen e humbur kundër Liverpoolit, shkruan The Guardian.

Reprezentuesi i Barcelonës ishte i pangushëllueshëm në zhveshtoren e Barcelonës pas humbjes 4-0 në Anfield, ku kampionët e Spanjës ishin dëshmitarë të një rikthimi të pabesueshëm të rezultatit, për të dytën herë rresht, pasi vitin e kaluar një gjë të tillë e kishte bërë AS Roma.

Për më keq, Messi më pas u zgjodh për t’i bërë testet anti-doping nga autoritetet dhe ekipi shkoi në Aeroportin John Lennon pa të.

Raportimet nga mediat spanjolle pretendojnë që, pas mbërritjes në aeroport, Messi ishte përfshirë në një konfrontim të ashpër me tifozët e Barcelonës, që po ashtu ishin të frustruar me humbjen në Ligën e Kampionëve.

Presidenti i Barcelonës, Josep Bartomeu, përshkroi humbjen si një “natë katastrofale” për klubin dhe menaxheri Ernesto Valverde, e pranoi që e ardhmja e tij do të ishte në rrezik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat