Shpërthen presidenti i Barcelonës: Nuk mund të eliminohesh dy vjet radhazi në të njëjtën mënyrë

Futboll

Shpërthen presidenti i Barcelonës: Nuk mund të eliminohesh dy vjet radhazi në të njëjtën mënyrë

Më: 8 maj 2019 Në ora: 14:38
Josep Maria Bartomeu

Katalanasit pësuan një humbje të thellë prej 4-0 nga Liverpooli dhe i dhanë lamtumirën Ligës së Kampionëve.

Josep Maria Bartomeu premton se do të reflektohet për këtë eliminim dramatik, duke mos e përjashtuar një shkarkim të mundshëm të trajnerit Valverde në fund të sezonit. Megjithatë, ai tha se një vendim nuk do ta marrë përpara finales së Kupës së Mbretit.

“Është një zhgënjim. Ndihem keq për tifozët. Urime Liverpoolit! Luajtën një ndeshje të shkëlqyer, na shënuan katër gola”, deklaroi Bartomeu. “Shkaqet e eliminimit? Do të ketë kohë për të reflektuar dhe shpjeguar, por kemi një finale kupe për të luajtur pas tri javësh. Vjet në Romë ndodhi e njëjta gjë.

“Është e vështirë për t’u shpjeguar, por tani duhet të luajmë edhe finalen e Kupës së Mbretit. Duhet t’u kërkojmë falje tifozëve. Goli i katërt është i pashpjegueshëm. Nuk kam folur ende me askënd, por nuk mund të eliminohesh kështu për të dytin vit radhazi”, tha presidenti i Barcelonës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat