Ja si i motivoi Klopp lojtarët

Futboll

Ja si i motivoi Klopp lojtarët

Më: 8 maj 2019 Në ora: 14:47
Ja si i motivoi Klopp lojtarët

Liverpooli përmbysi rezultatin 3:0 nga ndeshja e parë kundër Barcelonës dhe me një paraqitje mbresëlënëse në ‘Anfield’, arriti që t’i shënojë 4 gola kundër spanjollëve.

Jurgen Klopp padyshim që është njëri nga strategët më të mëdhenj që njeh bota e futbollit. Por, ai njihet edhe si motivues i madh.

Dejan Lovren ka zbuluar fjalimin e Kloppit para ndeshjes me Barcelonën.

“Ai na tha ‘djema besoni. Një ose dy gola, edhe nëse nuk shënojmë në 15, 20 minutat e para, besoni se mund të shënojmë në minutat 65-të, 66-të ose 67-të. Një herë e bëmë kundër Dortmundit, ne mund ta bëjmë përsëri sonte. Krejt çka duhet është që të tregoni se keni b**le’,” ka thënë Lovren.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat