Zbulohet mënyra si Neymar mund të transferohet drejt Real Madridit

Futboll

Zbulohet mënyra si Neymar mund të transferohet drejt Real Madridit

Më: 8 maj 2019 Në ora: 14:57
Neymar

James Rodriguez mund të ndikojë në të ardhmen e Neymarit.

Sipas Sport Bild, mesfushori kolumbian, që është në huazim te Bayern Munich, u ka bërë me dije bashkëlojtarëve të tij se dëshiron të transferohet te PSG.

Rikthimi i Zinedine Zidanes në stolin e skuadrës spanjolle, ka bërë që James Rodriguez të kërkojë një tjetër aventurë.

Kalimi i James Rodriguez te PSG-ja, do ta lehtësonte transferimin e Neymarit te Real Madrid.

Skuadra franceze ngurron ta largojë Kylian Mbappe, por jo brazilianin, prandaj madrilenët në verë do të tentojnë ta transferojnë atë në “Santiago Bernabeu”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat