Mourinho: Kjo ishte arsyeja e eliminimit të Barcelonës nga Liverpool

Futboll

Mourinho: Kjo ishte arsyeja e eliminimit të Barcelonës nga Liverpool

Më: 8 maj 2019 Në ora: 15:24
Jose Mourinho

Jose Mourinho nuk ka dyshime se cila është arsyeja kryesore e eliminimit të Barcelonës nga Liga e Kampionëve.

Jose Mourinho ka thënë se menaxheri i Liverpoolit, Jurgen Klopp është më meritori për fitoren 4:0 ndaj Barcelonës dhe kualifikimin në finalen e Ligës së Kampionëve.

“Për mua kjo përmbysje ka vetëm një emër: Jurgen”, deklaroi Mourinho në rolin e analistit për televizionin “beinSports”.

“Unë mendoj se nuk ka të bëjë me taktikën, filozofinë, ka të bëjë me zemrën dhe shpirtin por edhe angazhim fantastik që ka krijuar me grupin e futbollistëve”, shtoi ai.

“Ata rrezikonin ta përfundonin sezonin pa asnjë arsye për të festuar, kurse tani janë një hap larg të kurorëzohen me titullin kampion i Evropës dhe Jurgen e meriton”, u shpreh Mourinho.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat