Chelsea s’dorëzohet, tani ankohet edhe në CAS ndaj ndalesës për transferimin e lojtarëve

Futboll

Chelsea s’dorëzohet, tani ankohet edhe në CAS ndaj ndalesës për transferimin e lojtarëve

Më: 8 maj 2019 Në ora: 18:11
Foto ilustrim

Chelsea ka njoftuar se tani do të ankohet në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv (CAS) ndaj ndalesës për transferimin e lojtarëve në dy afatet e ardhshme kalimtare, pasi sot më herët FIFA ia hodhi poshtë ankesën.

FIFA e ka hedhur poshtë ankesën e Chelseat kundër ndalesës për transferimin e lojtarëve të rinj në dy afatet e ardhshme të tregut të transferimeve, të cilën ia shqiptoi në shkurt.

FIFA ia ndaloi Chelseat të transferojë lojtarë në dy afatet e ardhshme të tregut të transferimeve për shkak se e kishte shkelur ligjin për transferimin dhe regjistrimin e futbollistëve nën moshën 18-vjeçare.

Siç qëndrojnë gjërat, Chelsea mund të blejë lojtarë të rinj, por nuk mund t’i regjistrojë ata deri në verën e vitit 2020.

Megjithatë, klubi ka këmbëngulur se është i pafajshëm dhe se tani do ta ushtrojë të drejtën për ankesë në CAS.

“Chelsea FC e mori sot vendimin e Komitetit të Ankesave të FIFA-s. Klubi është shumë i zhgënjyer që vendimi nuk u tërhoq. Chelsea nuk i pranon të gjeturat e Komitetit të FIFA-s. Do të ankohemi ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv”, thuhet në njoftimin e Chelseat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat