Sarri: Sezoni ynë s’ka përfunduar, kemi ende një finale përpara

Futboll

Sarri: Sezoni ynë s’ka përfunduar, kemi ende një finale përpara

Më: 8 maj 2019 Në ora: 22:07
Maurizio Sarri

Trajneri i Chelsea, Maurizio Sarri, ka deklaruar sot se sezoni i “blues” nuk ka përfunduar ende. Në prag të ndeshjes së dytë gjysmëfinale të Europa League ndaj Eintracht Frankfurt, trajneri italian tha: “Jam i kënaqur që arritëm objektivin e parë, kualifikimin në Champions League. Gjithsesi, mund të gëzohemi edhe më shumë në muajin maj, pasi kemi ende edhe një objektiv për të arritur. Triumfin në Europa League”, tha Sarri.

Ndeshja e parë luajtur në Gjermani ka përfunduar në barazim 1-1. “Kemi përballë një rival të fortë dhe nuk ka për të qenë aspak e lehtë të kualifikohemi në finale. Eintracht është ekip agresiv, me lojtarë të fortë fizikisht dhe të aftë teknikisht. Ne e duam finalen, por do të djersitin shumë për të shkuar deri aty”, tha Sarri, që nuk do të ketë në dispozicion mesfushorin francez N’Golo Kante, i dëmtuar.

“Te Chelsea kam ardhur për të fituar trofe dhe Europa League mund të jetë i pari. Gjithsesi, le t’i bëjmë hapat një e nga një. Kualifikimi në finale do të ishte një arritje e madhe, ndaj le të përqendrohemi te ndeshja. Jemi më të qetë psikologjikisht pas kualifikimit në Champions, ndaj do t’i shkarkojmë të gjitha bateritë në Europa League”, tha Sarri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat