Xherdan Shaqiri e kërkon atë që asnjë shqiptar nuk e ka bërë deri me sot

Futboll

Xherdan Shaqiri e kërkon atë që asnjë shqiptar nuk e ka bërë deri me sot

Nga: Kemajl Goca Më: 9 maj 2019 Në ora: 10:52
Xherdan Shaqiri e kërkon për të dytën herë, që asnjë shqiptar s’e ka arritur

Ylli nga Kosova, Xherdan Shaqiri, me shokë shkëlqeu në fitoren me rezultat 4:0 kundër Barcelonës, në ndeshjen e kthimit të Champions League në futboll.  Barcelona përmbyset keq, duke mos e ruajtur fitoren në Camp Nou me 3:0. Shaqiri synon titullin e dytë të Champions League, kështu shkruan ‘Goal.com’.

Futbollisti i kombëtares së Zvicrës, pas një kohe të gjatë kthehet në përbërjen e parë të Liverpoolit dhe asistoi në golin e tretë në minutën e 56-të kundër Barcelonës.

Shaqiri kërkon ta fitojë Championsin e dytë në karrierën e tij si futbollist, të parën e ka arritur me Bayern Munihun në vitin 2013, ndërsa tani beson me Liverpooolin se do ta fitojnë. Një sukses që asnjë shqiptar deri me tash nuk e ka arritur, pra të jetë dy herë në finalen e Champions League. “"Dua ta fitoj për herë të dytë Champions League. Ne jemi në finale dhe dua ta fitoj atë me Liverpoolin”, ka thënë Shaqiri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat