Heroi i Tottenhamit: Ky është momenti më i mirë në jetën time

Futboll

Heroi i Tottenhamit: Ky është momenti më i mirë në jetën time

Më: 9 maj 2019 Në ora: 11:40
Lucas Moura

Heroi i Tottenhamit në gjysmëfinalen kundër Ajaxit, Lucas Moura, mbeti në vështirësi duke i shpjeguar emocionet pasi het-triku i tij ia siguroi klubit londinez një vend në finale të Ligës së Kampionëve.

Lucas Moura ishte heroi i Tottenhamit në ndeshjen e mbrëmshme gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, pasi që het-triku i tij ia siguroi klubit të Premierligës një vend në finale të këtij sezoni.

Pas paraqitjes së ti – e cila bëri që Christian Eriksen ta sugjerojnë ndërtimin e një statuje të bashkëlojtarit të tij para stadiumit – Moura e quajti suksesin e Tottenhamit si momentin më të mirë në jetën e tij.

“Është e pamundur ta përshkruaj atë që po e ndiej. Jam shumë i lumtur dhe shumë krenar me bashkëlojtarët e mi. Gjithmonë beso në këtë moment. Ne dhamë gjithçka në fushë”, u shpreh sulmuesi.

“E meritonim këtë gjë, jemi si familje. Është e pamundur të shpjegohet. Kjo është një dhuratë e madhe nga Zoti, që unë dua ta ndajë me bashkëlojtarët, shokët dhe familjen time. Nuk është vetëm merita ime, por e bashkëlojtarëve të mi dhe punës ekipore”.

Tottenhami udhëtoi në Holandë për t’u përballur me Ajaxin, që ndeshjen e kaluar në Londër e kishte fituar me rezultat 1:0. Anglezët shpresonin se do ta barazonin rezultatin e përgjithshëm qysh në fillim të ndeshjes, mirëpo pjesa e parë u mbyll me epërsinë 2:0 të holandezëve.

Matthijs de Ligt dhe Hakim Ziyech shënuan nga një gol në pjesën e parë të ndeshjes kthyese në gjysmëfinale dhe ia dhanë Ajaxit epërsinë 2:0, apo me rezultat të përgjithshëm 3:0.

Megjithatë, kjo epërsi prej tri golave nuk i mjaftoi holandezëve, pasi që Tottenhami u kthye fuqishëm në pjesën e dytë dhe Tottenhami arriti të kualifikohet në finale për shkak të het-trikut të Mouras. Edhe pse rezultati i përgjithshëm i përballjes mes Ajaxit dhe Tottenhamit ishte 3:3, londinezët u kualifikuan në finalen e Ligës së Kampionëve për shkak të epërsisë me gola të shënuara si mysafirë.

Tani, Tottenhami do të takohet me Liverpoolin në finalen angleze të Ligës së Kampionëve, e cila do të zhvillohet më 1 qershor në stadiumin e Atletico Madridit, “Wanda Metropolitano”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat