Messi është njerëzor, kapet duke qarë pas eliminimit nga Liverpooli

Futboll

Messi është njerëzor, kapet duke qarë pas eliminimit nga Liverpooli

Më: 9 maj 2019 Në ora: 11:43
Lionel Messi

Barcelona duket "e mallkuar" në Champions League! Katalanasit fituan ndeshjen e parë ndaj Liverpoolit me rezultatin 3-0 në "Camp Nou", por humbën me rezultatin 4-0 në "Anfield" duke u eliminuar. Një përsëritje e sezonit të kaluar kur u eliminuan në të njëjtën mënyrë nga Roma pasi fituan 4-1 takimin e parë, humbën të dytin 3-0. Çmenduri!

Lionel Messi e ka përjetuar shumë këtë disfatë, pasi pas ndeshjes është larguar i përlotur nga fusha. Kapiteni i Barcelonës nuk ka mbajtur dot lotët pas zhgënjimit në momentin që i është drejtuar dhomave të zhveshjes. Ai më pas u përzgjodh për testet anti-doping dhe përjetoi një natë të keqe. 

Autobusi i ekipit e harroi në stadium, ndërsa në kthim për në Spanjë u përball me disa tifozë katalanas që e fyen. Argjentinasi mund të ketë përjetuar një ndër momentet më të rënda në karrierë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat