Barcelona e gjen veten në udhëkryq pas turpërimit që e përjetoi në Anfield dhe tani po mendon t’i shesë shumë futbollistë për ta rifreskuar skuadrën për sezonin e ardhshëm.
Gjiganti katalonas nuk e ka pasur ndërmend të rrijë duarkryq në afatin kalimtar verës gjithsesi. Dhe më hiç tani kur pësoi humbje shkatërruese ndaj Liverpoolit në rrethanat më të pabesueshme.
Barcelona tashmë e ka blerë mesfushorin e talentuar holandez, Frenkie de Jong, nga Ajaxi, por nevojiten shumë më shumë ndryshime se kaq.
Por, së pari do të ketë shumë largime për ta ndryshuar dinamiken e skuadrës, sipas të përditshmes spanjolle “AS”.
Janë tre emra që tashmë e kanë të sigurt largimin: të huazuarit Kevin Prince Boateng dhe Jsison Murillo, të cilët do të rikthehet te skuadrat e tyre Sassuolo dhe Valencia respektivisht sepse në Barcelonë kanë shijuar vetëm pushime në gjashtë muajt e fundit.
Përveç tyre, do të shiten lojtarë të tjerë si qendërmbrojtësi Thomas Vermaelen, portieri Jasper Cillessen, mesfushori Philippe Coutinho, Samuel Umtiti, anësori Malcom, mesfushori Ivan Rakitic dhe mesfushori Rafinha.