Kjo është arsye që Ronaldo godet keq Messin dhe Barcelonën

Futboll

Kjo është arsye që Ronaldo godet keq Messin dhe Barcelonën

Më: 9 maj 2019 Në ora: 16:36
Kjo është arsye që Ronaldo godet keq Messin dhe Barcelonën

Barcelona sërish ka pësuar një eliminim të hidhur nga Liga e Kampionëve, pasi ka përjetuar një rikthim të papritur. Ashtu si vitin e kaluar me Romën, “Blaugrana” përsëri shpërdoroi avantazhin që fitoi në ndeshjen e parë kundër Liverpoolit.

Ish-sulmuesi brazilian, Ronaldo, duke komentuar për humbjen e Barcelonës, ka diçka për të thënë për performancën e Lionel Messit.

“Në Barcelonë ata kanë një ekip të shkëlqyeshëm Ata kanë lojtarin më të mirë në botë, Messin. Një ditë kam dëgjuar se kur ata humbasin është faji i Valverdes, Coutinhos por kurrë i Messit…, kur fitojnë se është merita e Messit, kjo është një padrejtësi e madhe për të gjithë lojtarët dhe stafin teknik“, ka thënë Ronaldo.

“Ndeshja? Intensiteti i Liverpoolit nuk ishte një surprizë për Barcelonën, por gjithashtu mungonte pak fati. Ndeshja e parë ishte e mrekullueshme për Barcelonën me një performancë të jashtëzakonshme nga Messi, por në kthim, Liverpooli e shndërroi Barcelonën me intensitet dhe dëshirë “, ka shtuar legjenda e futbollit brazilian dhe botëror.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat