Ronaldo nuk e sheh Neymarin në Real: Nuk është në treg!

Futboll

Ronaldo nuk e sheh Neymarin në Real: Nuk është në treg!

Më: 9 maj 2019 Në ora: 17:40
Neymar

Ronaldo mendon se Neymari do të vazhdojë të qëndrojë në PSG.

Neymar Junior nuk është duke pasur karrierë pozitive në Francë te Paris Saint Germain.

Që prej largimit nga Barcelona, Neymar ka qenë vetëm hija e atij futbollisti në “Camp Nou” dhe për këtë, është folur shumë për një rikthim në Spanjë.

Nëse jo te Barcelona, është raportuar se Neymar mund ta veshë fanellën e Real Madridit.

Megjithatë, Ronaldo, fenomeni brazilian, nuk mendon se 27-vjeçari do të largohet nga PSG-ja.

“Gjithmonë ka spekulimeve, por nuk besoj se ka diçka me Real Madridin. Çdo kush do të dëshironte ta kishte atë, por ai nuk është në treg”, tha Ronaldo.

Më pas, legjenda e Brazilit foli edhe për kritikat e shumta në drejtim të Neymar, që sipas tij, janë të pakuptimta.

“A e kritikojnë shumë Neymarin? Në futboll gjithmonë jeni pjesë e këtyre. Më kanë kritikuar edhe mua, shpesh në mënyrë të padrejtë. S’mund të bëjmë asgjë për këtë. Shumica e kritikave janë të padrejta”, tha ai.

“Ai është djalë i zgjuar, i talentuar me dëshirën e madhe për t’u rikthyer dhe për të pasur sa më shumë vazhdimësi”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat