Ajaksi është skualifikuar nga gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve në mënyrën më të dhimbshme të mundshme.
Një gol në minutat e fundit të sfidës, ka vrarë shpresat e holandezëve. Por, kjo humbje është përjetuar shumë keq nga tifozët dhe jo vetëm
Tomas Virkuken, komentatori finlandez i “C Moren Sport”, e ka përjetuar shumë keq atë gol në minuta e fundit. Ai ndërpreu transmetimin dhe për disa sekonda ka qarë.
Kjo video po bën xhiron në rrjet duke shkaktuar shumë të qeshura, por nga ana tjetër dhe shumë trishtim.