Lushtaku: Nuk kemi kurrfarë presioni 

Futboll

Lushtaku: Nuk kemi kurrfarë presioni 

Nga: Kemajl Goca Më: 9 maj 2019 Në ora: 19:16
Lushtaku: Nuk kemi kurrfarë presioni 

Kryetrajneri i Drenicës nga Skenderaj, Tahir Batatina, tha se opsion e kanë të mos humbin në Prishtinë.  Lushtaku thotë se nuk kanë kurrfarë presioni dhe shpreson në pikë të plota kundër Flamurtarit, në takimin që luhet nesër në orën 16.00 në kuadër të elitës së futbollit të Kosovës!

“Nuk kemi kurrfarë presioni as nuk shkojmë me presion as të ngarkuar, shkojmë sa më të qetë dhe te jemi një farë mënyre si ekip i bashkuar që të kërkojmë rezultat pozitiv pavarësisht se luajmë ‘Xhemail Ibish’. Ne do të mundoheni që me lojë kolektive dhe angazhuese të marrim pikë të plota, të paktën mos te mposhtemi”, tha Lushtaku për gazetën kombëtare “Bota sot”.  Kryetrajneri drenicas tregon edhe për mungesat.

“Kemi tri mungesa si Qemal Elshanin, Nicolas Andrewsin dhe Edon Pasomën”, tregon ai. Lushtaku shprehet se edhe me një pikë do të ishte i kënaqur: “Me të thënë drejtën jam i kënaqur edhe me një pikë, kur dihet se jemi me pikë të barabarta. I vetmi opsion për është mos me humb”.  Drenica është në vend të shtatë me 38 pikë sa ka edhe Flamurtari një pozitë më poshtë.
IPKO Superliga, java e 31-të
E premte

Ballkani-Gjilani
Trepça ’89-Ferizaj
Flamurtari-Drenica (në stadiumin e Flamurtarit)
E shtunë
Prishtina-Llapi
Feronikeli-Drita
Liria-KEK-u
Ndeshjet fillojnë në orën 16.00

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat