Tre shqiptarë në finalet më të mëdha të Evropës!

Futboll

Tre shqiptarë në finalet më të mëdha të Evropës!

Nga: Kemajl Goca Më: 9 maj 2019 Në ora: 21:56
Arsenali

Për herë të parë në historinë e futbollit evropian, kemi tre shqiptarë në finalet më të mëdha të Kontinentit të Vjetër.  Xherdan Shaqiri me Liverpoolin janë në finalen e Champions League, ku me 1 qershor ndeshen me Tottenhamin!

Ndërkaq, mbrojtësi Shkodran  Mustafi dhe mesfushori ofensivë Granit Xhaka me Arsenalin janë në finalen e Europa League! E jashtëzakonshme.

Arsenali e rrëzoi Valencinë në gjysmëfinalen e Europa League.  Valencia edhe në Mestalla nuk kishte forcë ndaj Arsenalit dhe u mund me 4:2! Arsenali falë fitores edhe në takimin e parë në Emirates me 3:1 kualifikohet me rezultat të përgjithshm 7:3 në finalen e madhe, e cila luhet me 29 maj në Baku të Azerbajxhanit. Xhaka luajti titullar dhe Mustafi nga minuta e 71-të, duke u angazhuar maksimalisht dhe kontribuan në kualifikimin e madh.

Golat për Arsenalin i realizuan:  Aubameyang (17', 69' e 89’), Lacazette (50") dhe për Valencinë shënoi Gameiro (11' e 58').

Arsenali përmes Europa League synon Champions League. “Topçinjtë” nëse fitojnë Europa League automatikisht shkojnë në Champions League për edicionin e ri. Prandaj, kurrë nuk ka pasur më shumë shqiptarë në finalet e mëdha të Evropës, me një Xherdan Shaqiri në finalen e Champions League dhe Granit Xhakën e Shkodran Mustafin në finalen e Europa League.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat