Arsenali-Chelsea në finalen e Europa League

Futboll

Arsenali-Chelsea në finalen e Europa League

Nga: Kemajl Goca Më: 9 maj 2019 Në ora: 23:48
Pamje nga ndeshja fu

Arsenali-Chelsea janë në finalen e madhe të Europa League, e cila luhet me 29 maj në Baku të Azerbajxhanit.  Ballafaqimi Chelsea-Eintracht Frankfurt në kohën e rregullt përfundoi baras 1:1, po ashtu edhe pas vazhdimeve dy herë nga 15 minuta mbetet i njëjti rezultat dhe me penallti ngadhënjeu Chelsea me rezultat 4:3. Sfida e parë në Frankfurt kishte përfunduar 1:1 dhe kësisoj u desh pas penalltive të dihet finalisti sepse as 120 minuta lojë nuk sollën fituesin.
Ndeshje e luftuar në stadiumin “Stamford Bridge” në Londër.
Në pjesën e parë përkatësisht në minutën e 28-të, futbollisti Loftus-Cheek kalon në epërsi Chelseat pas asistimit të Hazardit. Por skuadra gjermane Eintracht Frankfurt ka bërë lojë të madhe dhe e ka barazuar rezultatin 1:1 përmes futbollistit Joviq në minutën e 49-të. Ndeshja në kohën e rregullt përfundoi me rezultat 1:1, po ashtu edhe pas vazhdimeve dy herë nga 15 minuta nuk ka pasur ndryshim rezultati. 

Chelsea ka pasur mjaft raste sikurse edhe Eintracht, por pa sukses, veçmas skuadra gjermane pas vazhdimeve dy herë nga 15 minuta dy herë kanë qenë në pozitë ideale, por mbrojtësit nxorën topin nga vija fatale.  Nga penalltitë, për Chelseat shënuan: Barkley, Jorginho, Luiz e Higuain-dështuan: Azpilicueta dhe për Eintracht realizuan: Haller, Joviq, De Guzman- dështuan: Hinteregger, Paciencia.
Portieri i Chelseat Arrizabalaga priti dy penalltitë dhe është me i merituari për kualifikim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat