Emery bën “poker”, ja pse konsiderohet “magjistari” i Ligës së Europës

Futboll

Emery bën “poker”, ja pse konsiderohet “magjistari” i Ligës së Europës

Më: 10 maj 2019 Në ora: 09:28
Emery

Unai Emery është konfirmuar si “magjistari” i Ligës së Europës. Mbërritja e trajnerit bask tek Arsenali, verën e kaluar, pas largimit të Arsene Wenger, i ka dërguar “Topçinjtë” në një finale europiane pas 13 vitesh. Ai i e bëri këtë në sezonin e tij të parë, në krye të skuadrës londineze.

Ish-trajneri i PSG, nga ana tjetër, është ekspert i vërtetë në këtë garë. Emery, në fakt, ka arritur gjithmonë në finalen e “Europa League”, në të katër edicionet e fundit, në të cilat ka marrë pjesë (më 2017 dhe 2018, ai luajti në Ligën e Kampionëve).

I paharrueshëm është “hat-trick” në krye të Sevilla, kur e drejtonte si trajner. Atje, Emery ishte i aftë për ta fituar tri herë radhazi këtë kompeticion, mes viteve 2014 dhe 2016. Të njëjtën gjë synon të bëjë edhe me Arsenalin, që në vitin e parë si trajner, pasi likujdoi Valencia në gjysmëfinale dhe siguroi “biletën” për “aktin e fundit”, në Baku.

Kjo në Azerbajxhan do të jetë finalja europiane e munguar prej vitesh në historinë e Arsenalit. Finalja e fundit për këtë skuadër ishte ajo e Ligës së Kampionëve, që e humbi 2-1 kundër Barcelonës, në vitin 2006.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat