Neymar largohet nga PSG, a do të jetë kjo skuadra e tij e re?

Futboll

Neymar largohet nga PSG, a do të jetë kjo skuadra e tij e re?

Më: 10 maj 2019 Në ora: 10:36
Neymar

Neymar ka ndryshuar mendjen për të ardhmen e tij.

Ylli brazilian ka vendosur tashmë për të ardhmen, dhe duket se do të largohet nga Paris Saint Germian.

Lajmi bëhet i ditur nga media franceze ‘l10sport’, që shkruan se Neymar është i prirë për një largim nga ‘Parku i Princave’.

Neymar është nga lojtarët më të paguar në botë, dhe të njëjtën pagë jo shumë skuadra mund t’ia ofrojnë.

Por, braziliani mund të vendos të rikthehet në La Liga, ku për të interesim që një kohë të gjatë ka shprehur Real Madrid.

27 vjeçari te PSG është transferuar nga Barcelona në vitin 2017 për 222 milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat