Shkoi në finale, paralajmëroi largimin; pas gjithçkaje qëndron Juventusi

Futboll

Shkoi në finale, paralajmëroi largimin; pas gjithçkaje qëndron Juventusi

Më: 10 maj 2019 Në ora: 10:54
Mauricio Pochettino

"E lë Tottenhamin nëse fitoj Ligën e Kampionëve, ndoshta edhe nëse humb". Këto janë fjalët e Mauricio Pochettino, pasi siguroi finalen e madhe të “Wanda Metropolitano”. Ndoshta ishte një “shpërthim emocional”, pas kualifikimit dramatik dhe “in extremis” ndaj Ajax-it, të mërkurën në mbrëmje. Një fjali shumë e çuditshme për opinionin sportiv kontinental, por jo për të, pasi është ulur në atë stol që nga viti 2014. 

Juventusi, sipas mediave italiane, është në mënyrë të pashmangshme në sfondin e kësaj historie. Sipas “Repubblica”, Mauricio Pochettino është trajneri i përsosur, që kampionët e Italisë po kërkojnë për momentin. Një ëndërr më e arritshme se Pep Guardiola, por në të njëjtën kohë, edhe më intriguese për ambientin bardhezi. Didier Deschamps duket ende larg si pistë.

Argjentinasi ka luajtur gjithmonë mirë në Ligën e Kampionëve, ka arritur deri në “pikën e vlimit” këtë sezon, me Tottenham në finalen e 1 qershorit. Një trajner, që nuk ka më asgjë për të dëshmuar si pjesë e elitës në profesionin e vet. 

Përveç kësaj, Pochettino nuk është një trajner që pret ndonjë investim të madh (Tottenham nuk ka qenë në merkato për një vit) dhe merr maksimumin e lojtarëve që ka në dispozicion. Natyrisht, është ende herët për një negocim të vërtetë. Mediat italiane bëjnë me dije se ka pëlqime të dyanshme, por më konkretisht do të diskutohet pasi “Spurs” të kenë luajtur finalen e Ligës së Kampionëve. Së pari duhet të kuptohet se cilën rrugë do të marrë Massimiliano Allegri, pastaj klubi bardhezi do të fillojë të merret me Pochettino në terma konkretë, në rastin e një lamtumire nga trajneri livornez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat