Arsenali ankohet për numrin e vogël të biletave që ka ndarë UEFA për finalen e Ligës së Evropës

Futboll

Arsenali ankohet për numrin e vogël të biletave që ka ndarë UEFA për finalen e Ligës së Evropës

Më: 10 maj 2019 Në ora: 14:13
Kupa e Uefa Leagues

Në Baku të Azerbajxhanit do të luhet finalja e Ligës së Evropës për këtë stinor.

Arsenali dhe Chelsea do të përballen mes tyre në finalen e Ligës së Evropës, që zhvillohet në Baku të Azerbajxhanit me datë 29 maj.

Stadiumi ka një kapacitet prej 68.700 tifozësh dhe UEFA ka vendosur t’iu shpërndajë ekipeve vetëm nga gjashtë mijë bileta. Një numër shumë i vogël, që “Topçinjtë” e cilësojnë zhgënjyes.

“Jemi informuar nga UEFA se të dy klubet do të marrin nga 6 mijë bileta për finalen e Ligës së Evropës. Po diskutojmë me ta që të marrim më shumë bileta për tifozët tanë. Kjo shpërndarje zhgënjyese na vë në vështirësi ekstreme me tifozët tanë besnikë”.

“Kemi rreth 45 mijë abonime sezonale dhe 180 mijë anëtarë zyrtarë. Shumë prej tyre na kanë ndjekur kudo dhe nuk do të kenë mundësinë për të shijuar finalen në stadium”, thuhet në komunikatën e Arsenalit. Klubi nxori edhe çmimet e biletave që shkojnë nga 26, 43, 78 dhe 121 funte.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat