Edhe pse asgjë nuk është bërë zyrtare ende, destinacioni i ardhshëm i Eden Hazard duket të jetë Real Madrid, pavarësisht vullnetit të Chelsea për të mbajtur yllin e tyre.
Sipas raporteve të fundit që vijnë nga Spanja, kjo marrëveshje mund të ketë një efekt të madh – ku njëri nga lojtarët e Realit mund të kaloi tek skuadra e Chelseas.
Mediat spanjolle pohojnë se ardhja e belgut në ‘Bernabeo’ do ta lirojë Iscon, duke i lejuar atij që t’i japë fund aventurës në Real Madrid këtë verë.
Në fakt, spanjolli dëshiron të ketë minutazh më të madhe dhe Juventusi janë një nga palët e interesuara.