Ferizaj shtang Trepçën ’89, ngjitet në vend të pestë 

Futboll

Ferizaj shtang Trepçën ’89, ngjitet në vend të pestë 

Nga: Kemajl Goca Më: 10 maj 2019 Në ora: 17:57
Ferizaj shtang Trepçën ’89, ngjitet në vend të pestë 

Askush nuk ka pritur se Ferizaj  do të kthehet me pikë të plota nga stadiumi “Riza Lushta” në Mitrovicë, duke e mundur me rezultat 2:1 Trepçën ’89, në ndeshjen e javës së 31-të të elitës së futbollit. Mitrovicasit luftuan deri në pikën e fundit por nuk arritën që të marrin një pikë, kësisoj rrezikohen shumë që të bien në zonën e barazhit, kurse Ferizaj ngjitet në pozitën e pestë me 40 pikë, duke befasuar të gjithë dashamirët e lojës më të popullarizuar në botë.  

Në minutën e 53-të, futbollisti i Ferizajt Qëndrim Dautaj asiston për Dardan Çerkinin, i cili me gjuajtje të saktë nga 14-15 metra kalon në epërsi ferizajasit, 0:1. Në minutën e 72-të, Ermal Krasniqi shton epërsinë e ferizajasve me rezultat 0:2. Ai me vetëmohim të pashoq me një gjuajtje të saktë e mposhti portierin mitrovicas Beqiri, 0:2.

Arb Manaj ngushton humbjen e mitrovicasve kur shënon në minutën e 82-të. Ferizajasit regjistruan fitoren e pestë rresht! Ferizaj renditet në vend të pestë me 40 pikë, kurse Trepça ’89 bie në pozitën e tetë me 39 sosh.

Superliga e Kosovës 
Trepça ’89-Ferizaj    1:2
Flamurtari-Drenica    0:0
Ballkani-Gjilani    1:0
E shtunë
Feronikeli-Drita    16.00
Prishtina-Llapi    16.00
Liria-KEK-u    16.00

Tabela
1. Feronikeli    30    22    5    3    71
2. Llapi    30    22    3    5    69
3. Prishtina    30    21    6    3    69
4. Drita    30    14    6    10    48
5. Ferizaj    31    12    4    15    40
6. Drenica    31    10    9    12    39
7. Ballkani    31    11    6    14    39
8. Trepça ‘89    31    10    9    12    39
9. Flamurtari    31    10    9    12    39
10. Gjilani    31    9    8    14    35
11. Liria    30    7    4    19    25
12. KEK-U    30    0    1    29    1 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat