Juve largon futbollistin që e paguan 10 mijë euro në minutë!

Futboll

Juve largon futbollistin që e paguan 10 mijë euro në minutë!

Më: 10 maj 2019 Në ora: 17:56
Douglas Costa

Në këtë sezon, për shkak të dënimit prej 4 javësh për pështymën ndaj Federiko Di Françeskos të Sasuolos, aksidentit me makinë dhe një serie të gjatë problemesh fizike, Douglas Kosta ka luajtur 626 minuta në Serinë A dhe 160 minuta në Ligen e Kampionëve. Braziliani paguhet 6 milionë euro neto në sezon dhe nëse bën një llogari të thjeshtë, i bie që ish-lojtari i Bajernit të fitojë më shumë se 8.500 euro në minutë. Nëse limitojmë kampionatin, shifra shkon në rreth 10.000 euro. Pas këtij sezoni të dobët, emri i Kostës figuron në listën e atyre që pritet të largohen, Juventusi pagoi 48 milionë euro te Bajerni për të në vitin 2017, por kuptohet që nuk është e lehtë të ta shesë po me këtë shifër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat